Rregullimet




Bardhë / Zi

Abdesi

Udhëzues për Marrjen e Abdesit (Wudu) në Islam

Abdesi në Islam


1. Bërja e nijjetit (qëllimit) për abdes

Në zemër vendos që po merr abdes për t'u pastruar dhe për adhurim. Nijjeti nuk thuhet me zë, por është në mendje dhe zemër.


2. Thënia e "Bismilah"

Para se të fillosh, thuaj: "Bismillah" (Në emër të Allahut).

3. Larja e Duarve

Fillo me larjen e duarve deri në kyç tri herë, duke siguruar që uji të depërtojë në mes të gishtave.

Larja e duarve

4. Shpëlarja e Gojës

Merr ujë me dorën e djathtë dhe shpëlaje gojën tri herë duke lëvizur ujin brenda saj.

Shpëlarja e gojës

5. Shpëlarja e Hundës

Thith ujë përmes hundës dhe pastaj nxirre atë tri herë për të pastruar hundën nga papastërtitë.

Shpëlarja e hundës

6. Larja e Fytyrës

Laji fytyrën tri herë, duke përfshirë nga vendi ku fillon balli deri te mjekra dhe nga një vesh tek tjetri.

Larja e fytyrës

7. Larja e krahut të djathtë deri në bërryl

Hidhe ujin mbi krahun e djathtë dhe fërkoje atë deri në bërryl tri herë.

Larja e fytyrës

8. Larja e krahut të djathtë deri në bërryl

Bëje të njëjtën gjë me krahun e majtë, duke e larë atë tri herë deri në bërryl.

Larja e fytyrës

9. Fshirja e kokës (mes’h)

Me duart e lagura, kalo ato mbi kokë nga balli deri prapa dhe kthehu përsëri përpara.

Larja e fytyrës

10. Fshirja e veshëve

Përdor gishtin tregues për të pastruar pjesën e brendshme të veshëve dhe gishtin e madh për pjesën e jashtme.

Larja e fytyrës

11-12. Larja e Këmbëve

Laji këmbët deri mbi kyç tri herë, duke filluar me këmbën e djathtë dhe më pas me të majtën.

Larja e këmbëve

13. Dua pas Abdesit

"Eshhedu en la ilahe il-lallah, uahdehu la sherike leh, ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu."

Larja e këmbëve